Tetovarët vazhdojnë të thithin ajrin e helmuar
Prania e substancave kancerogjene PM10 në ajrin e Tetovës vazhdon të jetë e lartë. Sot janë matur mbi 230 mikrogram PM10 për 1m3, që është për rreth 4,8 herë më e lartë sesa sasia e lejuar prej 50 mikrogramësh, njofton Portalb.
Gjatë javës së kaluar ajër më i helmuar u mat të shtunën, atëherë kur 1m3 kishte 325 mikrogramë PM10, respektivisht më shumë se 6,5 herë nga sasia e lejuar (Të shikohet Foto 1).
Ajër të ndotur matet edhe në Karposh të Shkupit (Të shikohet Foto 2). Sasia e substancave PM10 sot arrin në 115 mikrogramë në 1m3, që është rreth 2,5 herë më shumë sesa sasia e lejuar.
Ndryshe, për ajrin e ndotur në Tetovë qytetarët akuzojnë mes tjerash edhe fabrikën “Jugohrom”, për mbylljen e së cilës disa herë kanë protestuar rrugëve. Megjithatë institucionet kompetente nuk kanë marrë akoma një vendim të tillë./Portalb.mk