Sulm me bombë në Aden të Jemenit, vriten 6 ushtarë

Të paktën gjashtë ushtarë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me bombë që ka ndodhur sot në qytetin jugor të Jemenit, Aden, raporton Anadolu Agency (AA).
Një shpërthim i fuqishëm tronditi një pikë kontrolli në afërsi të Adenit, gjatë të cilit gjashtë ushtarë të qeverisë të pranuar ndërkombëtarisht mbetën të vdekur dhe tre të tjerë u plagosën.

Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Javën e kaluar organizata terroriste DAESH kreu në Aden një sulm me bombë në të cilin mbetën të vrarë 70 njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button