Kurz: Ballkanit Perëndimor duhet ti ofrohet perspektiva evropiane

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, nënvizoi sërish se qëndrimi i tij është se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një perspektivë evropiane, ndërsa sa i përket Turqisë ai qartësoi se ky vend duhet të ketë kontakte të mira me Bashkimin Evropian, por pa i ofruar me këtë rast Ankarasë një perspektivë për anëtarësim në union.

Duke shpjeguar qëndrimin e tij, Kurz tha se Turqia gjatë viteve të kaluara është larguar gjithnjë e më shumë nga Evropa dhe shtoi se pas referendumit për Bregzit dhe largimit të Britanisë nga unioni është i domosdoshëm një debat për atë se si duhet të zhvillohet unioni në të ardhmen dhe të qartësohet qëndrimi i shteteve anëtare ndaj procesit të zgjerimit.

Shefi i diplomacisë austriake më tutje theksoi se kolegëve të tij nga shtetet anëtare të unionit ja ka qartësuar qëndrimin e Vjenës zyrtare se nuk duhet të hapen kaptina të reja në negociatat për anëtarësimin e Turqisë, duke nënvizuar se Austria mbetet prapa këtij qëndrimi të ashpër, pas masave që ka ndërmarrë Turqia kundër personave të dyshuar për pjesëmarrje në puçin e dështuar më 15 korrik.

Kurc gjithashtu tha se kundërshton edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Turqisë, gjë që Ankarasë i është premtuar në kuadër të marrëveshjes për frenimin e valës së refugjatëve, me ç’rast ai insistoi se Turqia duhet të plotësojë edhe disa kushte tjera, nëse dëshiron heqjen e regjimit të vizave.

Ndërkohë, gazeta gjermane Velt Am Zontag shkroi sot se Turqia është e gatshme të pranojë liberalizimin e regjimit të vizave deri në fund të këtij viti, e jo në tetor, siç parashihej me marrëveshje. Gazeta shkroi se Ankaraja kishte kërcënuar se do të shfuqizojë marrëveshjen për refugjatë me Brukselin, nëse liberalizimi i vizave nuk ndodh deri në tetor, por ministri i Jashtëm i Turqisë, Omer Çelik, ka pranuar shtyrjen e afatit, pas takimit që kishte me zyrtarët e Bashkimit Evropian, transmeton 21Media

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button