Hahn: I paqartë afati kohor për liberalizim të vizave për Kosovën

Komisioneri i BE-¬së për politika të fqinjësisë dhe negociata të zgjerimit, Johannes Hahn, ka deklaruar për “Radio Evropa e Lirë” se është i paqartë afati kohor për liberalizimin e vizave për Kosovën, pasi kjo varet nga vendimet e saj.

Hahn tha se kushti i Kosovës për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk është përmbushur dhe ritheksoi qëndrimin se tani çdo gjë varet nga vetë Kosova.

“Mendoj se do të duhej të ishte votuar (të enjten), por është pezulluar pa një datë të re të caktuar. Prandaj tani vërtetë ju takon kosovarëve që ta zgjidhin këtë. Ky është një kusht që ne nuk mund ta tejkalojmë dhe tani varet nga ta. Nëse kjo zgjidhet ashtu sic duhet, atëherë do të ketë një raport pozitiv nga ana jonë, pra nga Komisioni”, ka thënë Hanh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button