Donald Trump me fjalë të mëdha për Nënën Terezë

“Nënë Tereza përfaqësonte më të mirën tek të gjithë ne. Ajo ishte një grua e shenjtë dhe e devotshme dhe unë mendoj se është e mrekullueshme të shohësh katolikët në mbarë botën që i bëjnë asaj kaq shumë nderime”, ka thënë Trump, transmeton Insajderi.

Humanistja shqiptare Nënë Tereza do të shenjtërohet nesër, në një ceremoni ku pritet të marrin pjesë më shumë se 100 mijë njerëz.

Në mesin e të pranishmëve janë konfirmuar edhe tre krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button