OSBE kërkon “Plan B” për refugjatët, Ruta ballkanike ende aktuale

Një nga temat kryesore në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të OSBE-së që mbahet në Potsdam në afërsi të Berlinit është mundësia e valëve të reja të refugjatëve për shkak të moszbatimit të marrëveshje BE – Turqi me të cilën Brukseli u obligua të paguajë 6 miliardë euro për kujdesjen e refugjatëve sirianë dhe të tjerë në territorin turk, ta përshpejtojë eurointegrimin turk dhe të vendosë liberalizim të vizave për qytetarët turq.

Diplomatë evropianë për MIA-n brifojnë se BE-ja shqyrton skenarë në të cilët për shkak të mosresspektimit të marrëveshjes dhe për shkak të gjendjeve të brendshme politike në Turqi një numër i madh i refugjatëve të tentojnë të nisen drejt ndonjërit shtet evropian pas çka sërish do të aktivizohej “Ruta ballkanike”.

Për minsitrin e Punëve të jashtme Poposki, zhvillimi i këtillë i ngjarjeve do të kontribuonte që Maqedonia sërish të jetë në goditje të valës intensive të refugjatëve për ç’arsye nevojitet bashkëpunim dhe koordinim edhe me partnerët evropianë edhe me fqinjët, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

“Në shumë vende evropiane po bisedohet për plane të mundshme të cilat do të ndodhnin në terren nëse nuk ka sukses marrëveshja e tanishme për kontroll të rrjedhave të migrantëve. Në këtë rast Maqedonia sërish do të gjendej në linjën e parë të krizës së refugjatëve  dhe për këtë arsye për këtë çështje duhet të bashkëpunojmë me fqionjët tanë”, deklaroi për MIA-n zëvendëskryeministri Poposki.

Në territorin turk, pas fillimit të luftës në Siri ndodhen pothuajse 2,5 milionë refugjatë sirianë, ndërsa një pjesë e madhe e tyre të ardhmen e tyre e shohin në Gjermani apo ndonjë shtet tjetër anëptar të BE-së.

Zyrtarisht edhe vendet anëtare të OSBE-së dhe Bashkimit Evropian ende janë të bindura se marrëveshjka me Turqinë do të ketë sukses dhe se presidenti Erdogan do t’i zbatojë hapat e marrëveshjes. Jozyrtarisht të gjitha vendet të cilat drejtpërdrejtë apo jodrejtpërdrejtë mund të rrezikohen nga vala e re e refugjatëve në mënyrë intensive po përgatiten për përballje me valë të re të refugjatëve.

Së bashku me refugjatët e vendosur në Turqi drejt Evropës në rast të hapjes së kufijve turq dhe uljes së kontrollit të kufijve drejt Evropës do të mund të niseshin disa milionë njerëz. Mediumet britanike dhe ruse spekulojnë me shifra prej 4 deri 8 milionë migrantë të cilët janë të[ gatshëm të nisen drejt Evropës, ku destinacioni më i dëshiruar është Gjermania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button