Sela: Dega e Strugës vendosi, nuk do të aktivizohemi në këto zgjedhje

UPDATE:

Dega e PDSH-së në Strugë sapo mbaroi takimin dhe vendosi të shpall moratorium, apo të “ngrijë” të gjitha aktivitetet e saja politike deri në përfundimin e zgjedhjeve parlamentare të prillit.

“Dega jonë ngrin aktivitetet dhe nuk do mbajë asnjë lloj përgjegjësie mbi rrezultatin e tyre” tha Sela për Portalb.

Ky është përcaktimi unanim që ka dalë nga mbledhja e sontme e cila u zhvillua në Strugë e cila ka analizuar të gjitha detajet ndërsa vërjetja më e madhe ka qenë mos thirrja e kuvendit qendror për të analizuar kërkesën e Degës së Strugës.

Në vijim pritet edhe një komunikatë zyrtare e degës së PDSH-së në Strugë, e cila do ta shpalos qëndrimin e saj lidhur me situatën e krijuar.

Megjithatë, gjithë anëtarët e kësaj dege  kanë përsëritur mbështetjen e fuqishme ndaj Platformës dhe Marrveshjes politike të PDS-së.

*********************************************************************************

Sonte dega e PDSH-së në Strugë do të diskutojë për situatën e fundit të krijuar me kryesinë qendrore të Tetovës, kur dega e Strugës kontestoi nominimin e Zija Jonuzit si bartës së kësaj liste në njësinë pesë në këto zgjedhje parlamentare. 

“Vendimin do ta shpallim sonte” thotë për Portalb, kryetari i Strugës, Ziadin Sela.

Pritet të shihet se çfarë do të ndodh në këtë mbledhje a do të vazhdojë dega e Strugës me bojkotimin e Thaçit si që bënë në Konventë dhe në hapjen e shtabit zgjedhor në këtë qytet.

Në hapjen e Shtabit të PDSH-së, nuk mori pjesë përfaqësia e Degës së PDSH-së në Strugë. 

Thaçi atë ditë tha se PDSH-ja veprojnë konform rregullave dhe statutit të partisë. 

“Unë e çmoj shumë demokracinë edhe si kryetar partie. PDSH-ja është parti demokratike, por duhet të respektohen vendimet e organeve të partisë. Qëndrimet e mija janë të paluhatshme ndaj vendimeve të organeve të partisë, sepse këtë e kam obligim statutar se për këtë jam zgjedhë. Mendoj se çdo gjë tolerohet, por mosrespektimi i vendimeve të organeve të partisë nuk tolerohet, jo për shkak të natyrës këmbëngulëse të kryetarit pë partisë, por për shkak të rregullores, që është statuti i partisë“ tha Menduh Thaçi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button