Ambasadori i ri i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, filloi me punë (FOTO)
Euroambasadori i ri nga Sllovenia, Samuel Zhbogar, nga sot e ka marrë udhëheqjen e Delegacionit të BE-së në Shkup, njofton Portalb.
Ai ka publikuar fotografi nga dita e parë e punës në vend në profilin e tij zyrtar në “Twitter”.
Zhbogar, vjen në vend të Aivo Oravit, i cili tani misionin e BE-së e udhëheqë në Malin e Zi.
Diplomati slloven, i cili më parë ka qenë ambasador i BE-së në Kosovë, llogaritet si njohës i mirë i gjendjeve në rajon. Më parë ka qenë ministër i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, por edhe ambasador i Sllovenisë në SHBA. /Portalb