A do të jenë zgjedhjet-zgjidhje, apo vetëm një dush mbi kokë

Pas takimit të mbajtur dje dhe, pranimit të ofertës së ish-kryeministrit për  anëtarin e pestë të komisionit “ad – hoc”, po ashtu edhe për metodologjinë e raportimit të 100 ditëshit parazgjedhor, ashtu siç propozoi LSDM-ja.

Vlen të theksohet se nga ky proces, konkretisht nga Marrëveshjet e një pas njëshme të Përzhinos, shqiptarët humbën 39 mijë votues, kryesisht nga Diaspora dhe, nga votuesit e vdekur ose “fantom”, më shumë dolën të jenë shqiptar, që do të thotë kësaj here, përveç enigmës së numrit të popullsisë shqiptare, do të fillojë edhe misteri i 3 deputetëve në zhdukje e sipër.

Listat zgjedhore ende nuk janë pastruar, pasi ai proces duhej të zgjaste minimum edhe një vit, ashtu edhe siç u përfol në opinion.

Kurse mediat e kontrolluara nga pushteti, nëse nuk arriti të i kontrollojë PSP-ja, është e vështirë të i mbikëqyrin edhe alienët, e jo më anëtarët e zgjedhur të Komisionit “ad hoc”.

Kryeredaktori i RTVM-së, do të zgjidhet nga partitë politike, gjë që është jo-normale, pasi duke këndvështruar nga pikëpamja gazetareske, ai duhet të propozohet prej SHGM-së dhe, shoqatës tjetër të gazetarëve në kampin maqedonas, ndërsa partitë politike në bisedime duhet vetëm të japin verdiktin përfundimtar.

Ndërsa për në fund, zgjedhjet data e të cilave pritet të jetë 11 shtatori, a do të jenë zgjidhje, përafërsisht mund të themi se jo, pasi kushtet dhe infrastruktura e tyre, ende nuk janë rregulluar plotësisht, sado që në letër duken perfekte, kurse më shumë opinioni duket se ka rënduar në larjen me dush mbi kokë dhe, këtë e vërteton fakti i 60 % të elektoratit, që vazhdimisht nuk dalin të votojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button