Samiti G-20 që do të mbahet në Kinë

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin në lidhje me takimet bilaterale të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Samitin G20 që do të mbahet në Kinë ka deklaruar se “Presidenti do të ketë takime intensive dypalëshe. Me ju sot dëshiroj të ndaj ato që janë paracaktuar që nga dita e sotme. Programet vazhdojnë, me shumë mundësi kjo shifër do të rritet goxha. Do të realizohen takime me presidentin e Kinës, presidentin e SHBA-ve, presidentin e Rusisë, kryeministrin e Japonisë dhe me drejtues të BE-së, si dhe do të presë në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-ve. Gjithashtu është planifikuar një takim katërlateral me presidentin francez, kancelaren gjermane dhe kryeministrin italian”.

Në lidhje me takimin Erdoğan-Obama që do të mbahet në G20, Kalın, tha se “Kemi një axhendë intensive. Sigurisht që do të vijë në rendin e ditës edhe çështja e ekstradimit të kreut të FETÖ-s”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button