Jemen, koalicioni sulmon pozicionet e lëvizjes Husi

Forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë kryer sulme të ashpra ajrore duke goditur pozicionet e lëvizjes shiite Husi dhe forcat besnike të presidentit të përmbysur jemenas Ali Abdullah Salih, raporton Anadolu Agency (A)A).

Në shënjestër kanë qenë pozicionet e rebelëve në veri të kryeqytetit Sana, ndërsa dëshmitarët okularë thonë se koalicioni ka sulmuar aeroportin ndërkombëtar në Sana dhe akademinë ushtarake e cila ka dy vite që mbahet në kontroll nga rebelët Husi.

Jemeni është shndërruar në zonë konflikti si pasojë e krizës politike dhe të sigurisë e cila në vitin 2014 u përshkallëzua në luftë qytetare, atëherë kur rebelët të udhëhequr nga lëvizja shiite Husi morën në kontroll kryeqytetin Sana, dhe më vonë edhe disa rajone tjera.

Presidenti i Jemenit, Abd Rabbuh Mansur Hadi dhe qeveria e tij u larguan në Arabinë Saudite, ndërkohë që qyteti jugor i Jemenit, Aden, tani është qendra administrative e kësaj qeverie të njohur ndërkombëtarisht.

Kreu i diplomacisë amerikane, John Kerry, javën e kaluar tha se gjatë takimit në qytetin saudit Jeddah është krijuar një hartë e re për zgjidhjen e krizës së Jemenit.

Ndër faktorët më të rëndësishëm të këtij plani është formimi i një Qeverie të Bashkimit Kombëtar ku do të marrin pjesë përfaqësues të lëvizjes Husi, pastaj tërheqja e lëvizjes nga Sana dhe dorëzimi i armëve të rënda palës së tretë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button