Surpriza e Trump

Kandidati republikan për në Shtëpinë e Bardhë Donald Tramp bëri një udhëtim surprizë në Meksikë për tu takuar me presidentin e vendit Nieto. Një vendim ky i marrë pak orë para mbajtjes së një fjalimi të rëndësishëm për emigracionin.

Një lëvizje surprizë ajo e kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë Donald Tramo, për një vizitë surprizë në Meksikë për tu takuar me presidentin Enrike Pena Nieto. Udhëtimi vjen pak orë para një fjalimi të shumëpritur për emigracionin. Në një mesazh në Tuiter Tramp shprehej I emocionuar për takimin me poresidentin meksikan.
Një udhëtim i papritur ky në një moment kur Tramp përpiqet të sqarojë qëndrimin e tij për emigracionin e paligjshëm, një temë që ka qenë ndër kryesoret e fushatës së tij elektorale. Shpesh ai bën apel për dëbimin e personave të cilët aktualisht jetojnë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si dhe ka propozuar ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën, transmeton ABC News. 
Pas një takimi me stafin e tij electoral, drejtori I ri I fushatës elektorale të Tramp, deklaroi se qëndrimi I tij për dëbimin, nuk është ende I qartë. Ndërsa presidenti meksikan Pena Nieto ka kritikuar ashpër këmbënguljen e Trump për faktin se Meksika duhet të kontribuojë financiarisht në ndërtimin e një muri në kufi. Nieto në një intervistë të ditëve të fundit deklaroi se vendi I tij në mënyrë absolute nuk do të pranonte një zgjidhje të tillë, duke e krahasuar gjuhën e përdorur nga Tramp me atë të Adolf Hitler dhe Benito Musolinit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button