Rreth 270.000 nxënës në Maqedoni, sot e fillojnë vitin shkollor

Nxënësit sot kthehen në bankat shkollore. Vitin e ri shkollor do ta fillojnë rreth 270.000 nxënës, prej të cilëve 188.000 filloristë dhe 80.000 nxënës të shkollave të mesme.

Sipas të dhënave të cilat deri më tani janë dërguar nga komunat në MASH, janë regjistruar 21.213 nxënës të klasave të para, por ky numër nuk është përfundimtar pasi që regjistrimet në klasë të parë zgjasin edhe gjatë shtatorit. Ndryshe, në vitin e kaluar 2015/2016 janë regjistruar 21.844 nxënës të klasave të para, ndërsa në vitin paraprak 2014/2015 ka pasur 21.463.

Sot pritet të fillojë mësimi edhe në shkollat në vendbanimet në Shkup të cilat u vërshuan nga moti i lig më 6 gusht. Siç njoftojnë nga MASH, komunat janë duke i sanuar dëmet në objektet shkollore, u bë dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi që të sigurohen kushte për zhvillimin e papenguar të mësimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button