Këto pjesë të Shkupit nesër nuk do të kenë rrymë

Shfrytëzuesit nga ndërmarrja “Kvarc Komerc” në rrugën “Makedonska Kosovska Brigada” në komunën Shuto Orizare nesër prej orës 8:30 deri në orën 10 do të mbesin pa energji elektrike.

Prej orës 8:30 deri në ora 14:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve nga fshati Lubin, prej orës 9 deri në ora 10:30 përdoruesit nga rruga “Helsinki” në afërsi të numrit 34, ndërsa prej orës 9 deri në orën 14 përdoruesit nga rruga “Volgogradska” me numrin 1, 3 dhe 4 në komunën Karposh.

Në periudhën prej orës 9 deri në orën 15 pa energji elektrike do të mbeten përdoruesit nga firma “Grand Eksport” në komunën Ilinden.

Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, shkak i ndërprerjes me energji elektrike është kryerja e ndërhyrjeve në rrjetin distributiv të energjisë elektrike nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni SHA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button