VV: Bombat nuk i kontribuojnë kauzës tonë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj sulmit në oborrin e shtëpisë së drejtorit të RTK-së Mentor Shala.

Vetëvendosje thotë se nuk përkrah metodat që po përdoren ndaj disa institucioneve, megjithëse ka ritheksuar qëndrimin e saj se radiotelevizioni i Kosovës është i kapur.

“Lëvizja Vetëvendosje e rithekson që ne nuk jemi dakord me metodat që po përdoren së fundi ndaj disa institucioneve publike dhe individëve. Ne po ashtu e ritheksojmë që menaxhmenti i RTK-së është i kapur dhe e ka shndërruar këtë medium në propagandues të Qeverisë dhe Klanit Pronto”, thuhet në reagimin e VV-së.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk ka nevojë për mbrojtje nga grupe të tilla, ngase bombat nuk i kontribuojnë kauzës së kësaj lëvizje.

“Ne besojmë që rruga për të çliruar institucionet nga kapja prej partive në pushtet, është protesta publike paqësore dhe gjithëpopullore. Ani pse nuk kemi besim në polici e prokurori, të cilat u dëshmuan që janë tërësisht të kapura nga klani Pronto, ne ftojmë organet e rendit që të bëjnë të pamundurën”, ka thënë Vetëvendosje në reagim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button