20 civilë të vrarë nga sulmet turke në Siri

Së paku 20 civilë kanë vdekur sot në mëngjes në Siri gjatë sulmeve të forcave turke, të cilët tashmë 5 ditë kanë marrë ofanzivë kundër ISIS dhe kurdëve, kumton Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut, transmeton Portalb.

“Së paku 20 civilë janë vrarë, ndërsa 50 janë lënduar nga sulmet ajrore turke në afërsi të fshatit Xhab el-Kuse, në jug të Xharablus”, deklaroi shefi i Qendrës siriane, Rami Abdel Rahman.

Një ushtar turk është vrarë, ndërkaq tre janë lënduar nga një sulm me raketë, në afërsi të qytetit Xharablus, në veri të Sirisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button