Jeta në Jarabulus të Sirisë kthehet në normalitet

Pas marrjes nën kontroll nga Ushtria e Lirë Siriane ka nisur të normalizohet jeta në rajonin Jarabulus të qytetit Halep në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtria e Lirë Siriane në kuadër të operacionit “Mburoja Eufratit” të nisur nga forcat e përbashkëta speciale të Forcave të Armatosura Turke dhe nga forcat ajrore të koalicionit ka marrë plotësisht nën kontroll rajonin Jarabulus.

Pas marrjes nën kontroll me pikat e sigurisë të vendosura jeta në Jarabulus ka nisur të normalizohet. Disa biznese kanë rifilluar përsëri të ofrojnë shërbimin e tyre, ku edhe populli ka rinisur të lëvizë lirshëm nëpër rrugë. Gjithashtu është vërejtur se teksa tregtarët kanë rregulluar dyqanet e tyre edhe fëmijët kanë nisur të luajnë nëpër rrugë.

Një tregtar i cili nuk dëshiron të japë emrin e tij, në një deklaratë u shpreh se janë të lumtur që po rihapin dyqanet e tyre.

Duke vënë në dukje se kanë kaluar periudha të vështira, tregtari ka theksuar se Ushtria e Lirë Siriane i ka shpëtuar ata nga organizata terroriste DAESH. Ai ka shtuar më tej se anëtarët e organizatës terroriste DAESH janë përpjekur të merrnin nga tregtarët para nën emërimin e “zekatit” si dhe ka pohuar se janë të lumtur që kanë rifituar lirinë.

Ndërsa një tregtar tjetër, pronari i një biznesi që shet pajisje elektronike ka theksuar se ka hapur biznesin pas largimit të DAESH-it. Ai pasi ka vënë në dukje kënaqësinë për rihapjen e biznesit, ka shprehur dëshirën që jeta të normalizohet sa më shpjet.

Gjithashtu edhe disa berberë në rajon kanë hapur dyqanet dhe kanë nisur të ofrojnë shërbimin e tyre për qytetarët. Ndërsa vihet në dukje se vazhdon ende operacioni i nisur kundër organizatës terroriste DAESH në veri të Sirisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button