Një tjetër foto tronditëse nga Siria: dy të vegjël të përqafuar qajnë vëllanë e vdekur nga një sulm ajror

Tashmë, drama e konfliktit sirian po përcillet më qartazi me anë të fotove. Shkrepjet e aparateve nga ana fotoreporterëve  në vijën e parë të frontit të luftës, po bëhen denoncueset më të ashpra të tragjedisë së përgjakshme të atij vendi.

Screen-Shot-2016-08-25-at-183459

Së fundi, një foto e një video nga Siria, tregon dy fëmijë vëllezër të cilët po vajtojnë vëllain e tyre, i cili ka humbur jetën gjatë një sulmi ajror.

Vogëlushët qajnë dhe përqafojnë njëri-tjetrin në një pamje tronditëse të marra nga një spital dhe të postuar në internet nga Qendra Mediale në Halep.

Kjo foto është edhe një përkujtues tjetër drithërues i tmerrit me të cilin përballen fëmijët në vendin e shkatërruar nga lufta.

Syrian-child-pulled-from-Aleppo-rubble

Javën e kaluar fotografia e një djali të përgjakur në pjesën e pasme të një autoambulance u shpërnda në mënyrë virale si një simbol i tmerrit të luftës civile në Siri.

5-vjeçari Omran Daqneesh ishte një prej pesë fëmijëve të plagosur gjatë një sulmi ajrore, transmeton portali tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button