Irani dhe Koreja e Jugut nga java e ardhshme shkëmbime tregtare me euro

Irani dhe Koreja e Jugut nga e hëna, 29 gusht, do të tregtojnë me euro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i përgjithshëm për marrëdhënie politike në Ministrinë iraniane të Punëve të Jashtme, Hamid Baidinejad, tha se ndryshimi i njësisë monetare të won-it koreano-jugor në tregtinë mes Iranit dhe Koresë së Jugut në euro do të largojë disa pengesa.

Baidinejad tha se ky vendim është marrë në kuadër të marrëveshjes për energjinë bërthamore dhe se SHBA-të këtë e aprovuan.

“Sipas këtij vendimi, tregtia mes dy vendeve do të zhvillohet vetëm me euro, pa përdorimin e dollarit”, tha Baidinejad, i cili shtoi se janë zhvilluar disa negociata mes Seul-it dhe Washingtonit për të zgjidhur problemin mes Iranit dhe Koresë së Jugut.

Informacionin për atë se tregtia mes Iranit dhe Koresë së Jugut do të zhvillohet në euro e konfirmuan edhe zyrtarët koreano-jugorë.
Vëllimi tregtar mes Iranit dhe Koresë së Jugut në vitin 2011 arrinte 17 miliardë dollarë, ndërsa pas sanksioneve ndaj Iranit u shënua rënie e madhe. Vitin e kaluar vëllimi tregtar mes dy vendeve arrinte 6.1 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button