Persona të armatosur vrasin gjashtë policë në Pakistan

Persona të armatosur kanë vrarë së paku gjashtë policë dhe kanë plagosur katër të tjerë në jugperëndim të Pakistanit.

Abdullah Rind, zëdhëns i policisë fisnore, tha se sulmi ka ndodhur në qytetin Guadar të provincës Baluçistan, pranë kufirit me Iranin.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Baluçistani është strehë e talibanëve afganë, lideri i të cilëve besohet se jeton atje.

Ish-udhëheqësi i talibanëve, Mullah Akhtar Mansur, është vrarë në një sulm të telekomanduar të SHBA-së në Baluçistan, në muajin maj. /REL

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button