Xhon Keri thirrje pë qeverinë e unitetit kombëtar në Jemen që t’i jepet fund luftës

 Sekretari shtetëror i SHBA-së Xhon Keri pas takimit me liderët e shteteve arabe nga Këshilli për bashkëpunim në Gjirin dhe përfaqësuesit e KB-së dhe Britania e Madhe në Arabinë Saudite deklaruan se është konkluduar plani për ripërtëritjen e negociatave paqësore në Jemen dhe për formimin e Qeverisë së unitetit kombëtar.

Në konferencën për shtyp në Xheda me kolegët sauditë Adel al Xhubeir, Keri deklaroi se konflikti 18 mujor ku Riadi ka kryer mijëra sulme ajrore në mbështetje të qeverisë në egzil, zgjat tepër gjatë dhe duhet të ndalojë.

Keri deklaroi se kryengritësit shiitë husi në Jemen duhet të ndalojnë të gjuajnë në Arabinë Saudite përmes kufirit, për t’i dorëzuar armët dhe të hyjnë në Qeverinë e unitetit me oponentë politikë të brendshëm.

Sekretari shtetëror i SHBA-së theksoi se Uashingtoni mbështet ripërtëritjen sa më të shpejtë të negociatave ndërjemenase nën patronazhin e KB-së, transmeton TASS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button