Dosja e Shefave XIX: Intervenimi i Grabovcit për kushëriun e kreut të Administratës Tatimore

Katër biseda të reja telefonike që sjell Insajderi, dëshmojnë edhe më tej fuqinë e Adem Grabovcit për të sistemuar dhe kontrolluar institucione të ndryshme të Kosovës. Në një rast, Hajdar Beqa, donte që sekretarin e Ibër Lepencit, ta avanconte, në pozitën e anëtarit të Bordit të ndërmarrjes. Në një rast tjetër, Grabovci kishte ndikuar që një kushëri i deputetit të PDK-së, Naim Fetahu të punësohej në Aeroport.

Hajdar Beqa, ishte i interesuar që sekretarin e Ibrër Lepencit ta avancojë në pozitën e anëtarit të Bordit të ndërmarrjes publike.

Njeriu, që kishte drejtuar një kohë të gjatë këtë ndërmarrje publike donte mendimin e mikut të tij të ngushtë, Adem Grabovcit, nëse Hajzeri mund të konkurronte për Bord të ndërmarrjes.

Beqa, aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Paraprakisht, ai i kishte sistemuar bashkëshorten Grabovcit në ndërmarrjen që kishte drejtuar. Kjo dëshmohet me serinë serinë e VI-të të përgjimeve.

Grabovci, i kishte dhënë leje Hajzerit nëpërmjet Hajdar Beqës, që të konkurrojë, por nuk kishin garantuar se do të zgjidhej në pozitën e anëtarit të Bordit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button