Autoritetet kolumbiane dhe kryengritësit arritën marrëveshje historike

 Qeveria e Kolumbisë dhe kryengritësit majtist kumtuan mbrëmë se kanë arritur marrëveshje për ndërprerje të luftës së fundit të madhe guerile në Amerikën Jugore. Me këtë hapën kapitull të ri për shtetin pas përleshjes që ka zgjatur më shumë se 50 vjet.

Javën e fundit të dy palët punuan në konfirmimin e hollësirave të marrëveshjes me të cilën Qeveria kolumbiane obligohet të zbatojë reformë agresive agrare, ta reformojë strategjinë e saj për luftë kundër narkotikëve dhe të fillojë të veprojë në rajonet tradicionalisht të lëna pas dore në shtet.

Marrëveshja duhet të ratifikohet në referendum.

Në përleshjet në më shumë se 50 vitet e fundit në Kolumbi humbën jetën më shumë se 220.000 njerëz. Më shumë se pesë milionë duhej t’i braktisin shtëpitë e tyre.

Organizata guerile leniniste-marksiste FARK ka udhëhequr luftë të armatosur kundër autoriteteve në Kolumbi nga viti 1964. Qëllime kryesore ishin të drejta më të mëdha për fermerët dhe luftë kundër imperializmit. Negociatat filluan në Havanë në vitin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button