Ushtria e Lirë Siriane po përparon pas hyrjes së tankeve turke në Siri
Pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” kanë arritur afër fshatit Keklice, i cili nga kufiri turk me Sirinë është tre kilometra larg.
Siç mëson gazetari i AA-së nga burime ushtarake, TSK sipas planit vazhdon aksionin me emrin e koduar “Mburoja e Eufratit” të cilin sot në mëngjes e filluan me qëllim të neutralizimit të elementeve terroriste të DAESH-it në veri të Sirisë.
Vazhdojnë sulmet me obusët “Stuhia” dhe avionët ushtarakë. Pas hyrjes së tankeve turke në territorin e Sirisë filluan të përparojnë edhe njësitet e Ushtrisë së Lirë Siriane.
Ata janë afruar afër fshatit Keklic, i cili nga kufiri turk me Sirinë është tre kilometra larg. Nga ana tjetër vazhdojnë përleshjet mes Ushtrisë së Lirë Siriane dhe terroristëve të DAESH-it.