Gazetarët e New York Times pretendohet të jenë sulmuar nga hakerët rusë

Sipas burimeve për zbatimin e ligjit të theksuar në një raportim të CNN-it të ditës së martë, “hakerët e lidhur me qeverinë ruse kanë sulmuar gazetarët që punojnë për New York Times dhe degët tjera të lajmeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

FBI dhe agjencitë tjera që punojnë për qeverinë e SHBA-ve janë duke hetuar disa sulme të hakerëve ndaj gazetarëve, edhe pse siç thonë disa burime anonime, byroja nuk ka zbuluar saktësisht se cilët gazetarë ishin në shënjestër. Në raportimin e CNN-it thuhet se ekzistojnë mundësi që autorët e krimit të jenë të financuar nga agjencitë e inteligjencës së Rusisë.

Zyrtarë të qeverisë dhe ekspertë të sigurisë kibernetike, përfshirë edhe ish-punonjësi i njohur i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), Edward Snowden, kanë teorizuar se hakerët e mbështetur nga Rusia janë përgjegjës për shkeljet famëkeqe të këtij viti në Komisionin Kombëtar Demokratik dhe NSA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button