OSBE me 500 vëzhgues do t’i ndjekë zgjedhjet në SHBA

Organizata për siguri evropiane dhe bashkëpunim (OSBE) ka për qëllim që të dërgojë 500 vëzhgues ndërkombëtarë për ndjekjen e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, në nëntor, njoftuan sot mediat britanike, duke theksuar se numri i vëzhguesve është dhjetëfish më i madh nga ai në zgjedhjet në vitin 2012.

Në zgjedhjet në SHBA do të dërgohen vëzhgues nga organizatat për siguri ndërkombëtare dhe për mbrojtjen e të drejtave prej gjithsej 57 shteteve pjesëmarrëse në OSBE, theksojnë mediat britanike.

Koalicioni prej mbi 200 grupe amerikane për mbrojtjen e të drejtave civile me letër i bëri thirrje OSBE-së të dërgojë madje edhe më shumë se 500 vëzhgues, aq sa OSBE-ja kërkoi në bazë të vlerësimit që e zbatoi në maj.

Me letrën e OSBE-së bëhet thirrje që t’i fokusojnë resurset e tyre tetë shtete në të cilat, siç thekson, ka mundësi më të madhe të arrihet në tentim për frikësime, përfshirë edhe Pelsivainë dhe Karolinën Veriore, ku më 8 nëntor pritet garë e ngushtë zgjedhore mes kandidatëve presidencial Hilari Klinton dhe Donald Tramp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button