Konfliktet në Jemen, 46 të vdekur

Në përleshjet mes forcave proqeveritare dhe militantëve të Lëvizjes Husi në qytetin Taiz të Jemenit kanë humbur jetën 46 persona, ndërsa 4 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Forcat e Rezistencës Popullore (HDG) të cilët janë proqeveritarë, bëhet e ditur se në përleshjet të ndodhura në rajonin Hazran të Taizit mes Forcave të Rezistencës Popullore dhe Husive, si dhe përkrahësit e tyre dhe të liderit të përmbysur Ali Abdullah Salih kanë humbur jetën 40 persona, prej të cilëve 15 janë nga Forcat e Rezistencës Popullore.

Njoftohet se në përleshjet e ndodhura në rajonin Makbene kanë humbur jetën 6 persona nga Husitë dhe se 4 të tjerë janë plagosur.

Nga ana tjetër theksohet se forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite kanë kryer sulme ajrore ndaj pozicioneve të militantëve Husi në rajonin Rabii. Mësohet se nga ky sulm ka të vdekur dhe të plagosur.

Jemeni që prej vitit 2014 është skenë e konflikteve mes grupit Husi dhe mbështetësve të ish-presidentit Ali Abdullah Salih në njërën anë dhe forcave qeveritare si dhe mbështetësit e tyre nga ana tjetër.

Njoftohet se deri tani në përleshjet kanë humbur jetën më shumë se 6 mijë njerëz dhe se 33 mijë janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button