Dosja e Shefave XVII: Autoriteti i Adem Grabovcit mbi tre komandantë

Insajderi sjell gjashtë biseda telefonike të Adem Grabovcit. Tri janë me Sylejman Selimin, një me Azem Sylën dhe dy tjera me persona tjerë. Në këto biseda, Grabovci ka autoritet të lartë për të vendosur për gjithçka.

Adem Grabovci, ishte më i fuqishëm sesa dy komandantë të UÇK-së. Njërin e urdhëronte që një proces ta kthente në pikën zero, dhe tjetrit nuk ia punësonte dikë në KEK.

Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Azem Syla dhe pasardhësi i tij, Sylejman Selimi, ishin nën kontrollin dhe autoritetin e Adem Grabovcit. Kjo dëshmohet në përgjimet telefonike që sjell Insajderi në serinë e VXII Dosjes së Shefave.

Grabovci, deklarohej se kishte autoritet edhe mbi një “komandant” tjetër. Atë të Policisë së Kosovës. Këtë autoritet ai e shpreh gjatë bisedës me një kandidat, të cilit i garanton se emrin e tij dhe të pesë tjerëve ia ka dhënë direkt drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

“Daja, n’telefon”, i thotë Azem Syla, Adem Grabovcit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button