Skandali gazetaresk – më i madh se ai politik

[Recension: Skandaloze/ Ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu “analfabet”: Kazermën e quan sllavisht “kasarna”]

Gazetarët janë dhe duhet të mbeten korrigjuesit e pushtetit. Megjithatë, kjo nuk nënkupton se ata kanë të drejtën e kualifikimit dhe nënçmimit të një personaliteti, qoftë ai me funksion publik, apo qytetar i zakonshëm. Gjithnjë duhet funksionojë syri i mprehtë për t’i kapur gjërat nga këndi adekuat, por asnjëherë nuk duhet të ndërhyhet në përmbajtje me cilësime dhe me emocione.

Teksti që po recensojmë, është kualifikuar nga gazetari si skandal, e jo nga publiku, njohësit e çështjeve politike apo opozita. Përveç kësaj, që nga titulli e deri tek pjesa hyrëse dhe deklarata, rreshtat e artikullit përmbajnë terme fyese dhe nën­çmuese ndaj ministrit Lutfiu.

“Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë mediumin e tij për larjen e hesapeve me persona të ndryshëm përfshirë këtu edhe kolegët e tij”.

Pishtar Luftiu, një kuadër i panjohur që tanimë disa muaj po e kryen postin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës tregon se sa është niveli i tij intelektual dhe përgatitja profesionale për të udhëhequr këtë ministri kyçe. Këtë e tregon edhe fjalori i tij ku ai kazermën e quan “Kasarna” që është term sllav, informon INA.

Titulli e kualifikon ministrin si analfabet, një status që nënkupton njeriun që nuk din shkrim dhe lexim. Në këtë rast, autori ka bërë shkelje të etikës dhe parimeve gazetareske. Nuk duhet harruar se autori apo gazetari gjithnjë duhet të kultivojë gjuhën e etikës dhe duhet të mbajë përgjegjësi për fjalën e thënë në publik. Gjithashtu, gazetari e quan si kuadër të panjohur ministrin e arsimit, informacion ky që nuk është aspak i nevojshëm, sepse emërimi i funksionarëve është çështje interesi politik, si dhe politikë e brendshme partiake, e cila edhe mund të analizohet, por përmes burimeve dhe fakteve, e jo komenteve.

“Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve”.

Skandaloze Ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu “analfabet” screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Skandaloze/ Ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu “analfabet”: Kazermën e quan sllavisht “kasarna”
Data dhe koha e publikimit: 18.08.2016
Data e recensionit: 20.08.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Për të bërë këtë lajm, autori ka pasur mundësinë që të pyesë drejtpërdrejtë ministrin e arsimit dhe shkencës, se si përkthehet në gjuhën shqipe fjala “kasarna”. Mirëpo, fakti që në fund të tekstit është bashkëngjitur video me logo e një mediumi tjetër, dëshmon se autori as nuk ka qenë në vendin e ngjarjes.

“Universitetit Nënë Tereza i është ndarë një tokë tek Kasarna Ilinden. Është duke u bërë parapërgatitja për planin, dhe me buxhetin e 2017 besoj që do të fillojnë edhe ndërtimet për këtë objekt tek kasarna“, tha ai sot gjatë shpalosjes së planifikimeve për Universitetin “Nënë Tereza”. (INA)

Teksti, përveç që nuk është i strukturuar, nxit përçmim dhe përzihet në çështje që nuk i takojnë gazetarit dhe nuk adresojnë interesin publik. Është e padrejtë dhe në kundërshtim me Kodin etik, të thuhet se ministri flet “sllavisht”. Në raste të tilla duhet specifikohen dhe të thuhet se ministri fjalën kazermë e thotë në gjuhën maqedonase ose në gjuhën zyrtare. Përmbajtja ka mundur të bëhet edhe më objektive por edhe thumbuese në të njëjtën kohë, ngase një gafë e tillë e ministrit mund të lakohet dhe të përdoret prej mediave në formë të ndryshme, por jo duke e cilësuar veprimin e tij në mënyrën siç është bërë në këtë tekst.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button