Sot seanca të tre Komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Maqedonisë sot senca do të mbajnë komisionet për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, për arsim, shkencë, sport dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave do të debatojë rreth Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin shtetëror për bujqësi, në lexim të parë dhe për Propozim-vendimin për mbajtjen e debatit vëzhgues në temën ‘Zbatimi i dispozitave ligjore dhe nënligjore në sferën e sistemit të punëve hidromeliorative dhe hidrometeorologjike’.

Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standarde studentore, në lexim të parë është pika e vetme në rendin e ditës të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport.

Përveç këtyre, anëtarët e këtij komisioni do të debatojnë edhe për Propozim-ligjin për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike në lexim të parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button