Keri: Nga fundi bisedimet për bashkëpunim ushtarak kundër SHI-së

Sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri sot deklaroi se bisedimeve mes SHBA-së dhe Rusisë për bashkëpunim ushtarak në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri i afrohet fundi dhe shprehu pritjet se pas takimit të ekipeve teknike edhe ai do të takohet me shefin e diplomacisë ruse Sergej Lavrov.

Sipas fjalëve të tij, gjatë kësaj jave do të mbahet takim i ekipeve teknike me qëllim që të shqyrtohen hollësirat.

“Ne aktualisht jemi të angazhuar në bisedimet dhe shpresojmë se në këtë ose në ndonjë mënyrë tjetër i afrohemi fundit”, theksoi Keri në konferencën për shtyp gjatë vizitës në Kenia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button