Gabriel Garcia Marquez në një kartmonedhë (FOTO)

Kolumbia ka hedhur në qarkullim kartmonedhën e re prej 50.000 pesos me foton e fituesit të Çmimit Nobel për Letërsi Gabriel Garcia Marquez.

Kartmonedha me kundërvlerë rreth 17.50 dollarë u lëshua në qarkullim në përputhje me ligjin i cili mundëson që në këtë mënyrë shteti të nderojë shkrimtarin legjendar, novelistin dhe gazetarin i cili ndërroi jetë në vitin 2014 në moshën 87-vjeçare në Meksikë.

“Ai bëri të njohur emrin e Kolumbisë që nga mesi i shekullit të kaluar”, tha presidenti i Bankës Qendrore të Kolumbisë, Jose Dario Uribe, të premten, gjatë prezantimit të kartmonedhës me foton e Marquezit.

Përndryshe, kjo është kartmonedha e tretë e cila është shtypur këtë vit nga Banka Qendrore e Kolumbisë, e cila synon të rrisë sigurinë dhe të bëjë sa më tërheqëse kartmonedhat e këtij vendi.

Më herët gjat këtij viti u lëshuan në qarkullim kartëmonedha prej 100.000 pesos me imazhin e ish-presidentit Carlos Restrepo Lierasa dhe 20.000 pesos me imazhin e ish-presidentit Alfonso Lopez Michelsen.

Tipari më i rëndësishëm i kartëmonedhës së re, e cila u lëshua në qarkullim të premten është se në foto mund të vërehen efektet e ndryshimit të ngjyrës dhe lëvizjes. Pra, aty shihet gjurma e zogut mbi një lule, e cila ndodhet në të majtë në ballinën e kartmonedhës, ndryshohet nga ngjyra e gjelbër në të kaltër, varësisht si lëviz kartmonedha.

Përveç kësaj, për tremujorin e fundit të këtij viti është paralajmëruar lëshimi në qarkullim i kartmonedhave të reja prej 10.000, 5.000 dhe 2.000 pesos. /Kohajone

marques

marquez

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button