DH: Mot i ligë e pret Maqedoninë

Drejtoria Hidrometeorologjike (DH), paralajmëron se cikloni i cili po vjen nga Mesdheu mund të sjell mot të ligë, nga sot pasdite dhe në ditët në vijim.

Në ditët në vijim do të ketë të reshura të rrëmbyeshme të shiut, vende-vende të ndjekura me bubullima të rralla dhe me erë të përforcuar veriore.

Në shumë vende të reshurat do të jenë të rrëmbyeshme. Temperatura e ajrit të martën do të jetë për 10 gradë Celsius më e ulët, ndërsa nga e enjtja do të ketë rritje graduale.

Nga DPHM rekomandojnë në rast të paraqitjes së zbrazjeve elektrike të mos qëndrohet në vend të hapur dhe nën pemë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button