Të prekurit nga përmbytjet edhe sot mund të paraqiten për pagesë të kompensimit
Qytetarët nga rajonet e përmbytura edhe sot duhet t’i paraqesin në Ministrinë e Financave bankat afariste në të cilat duan t’u paguhet kompensimi në para.
Këtë mund ta bëjnë nga ora 08:30 deri në orën 19 në numrat e telefonave vijues: 02/3255578, 02/3255586, 02/3255743 dhe 02/3255742 , si dhe me dërgim të SMS porosive me emër dhe mbiemër dhe emrin e bankës deri te kompetentët në Ministrinë e Financave në 070 271 410.
Nga Ministria e Financave theksojnë se të gjithë personat të cilët u evidentuan nga Komisioni për vlerësimin e dëmeve në rajonet e përfshira nga përmbytjet në rajonin e Shkupit dhe Tetovës se do të përfshihen me pagesën e kompensimi të mjeteve në pajtim me dinamikën me të cilën të dhënat arrijnë deri te Ministria e Financave.
Paraqitja filloi të shtunën edhe në dy ditët e fundit një numër i madh i personave i kanë dorëzuar të dhënat për bankat, ndërsa mblidhen posaçërisht për personat të cilët gjenden në listën që është dorëzuar nga ana e Komisionit për vlerësimin e dëmit. Të dhënat dhe numrin telefonit, qytetarët mund t’i dorëzojnë edhe në epostën vijuese [email protected].