Komisioni i Kufirit: Kosova nuk humb asnjë centimetër territor

Disa ditë para mbajtjes së seancës së Kuvendit të Kosovës ku do të votohet ose jo ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ka lëshuar një deklaratë të gjatë e të mbushur me dokumente.

Komisioni deklaron edhe një herë se Republika e Kosovës në territorin e vet i ka 38 komuna dhe 1305 zona kadastrale.

Sipas Komisionit, të gjithë kufijtë e zonave kadastrale janë të matura me saktësi të kërkuar e të shprehura në centimetra.

“Shuma e sipërfaqeve të zonave kadastrale brenda një komune e përbëjnësipërfaqen e komunës. Në këtë rast sipërfaqja e 70 zonave kadastrale që i përkasin komunës se Pejës e formojnë territorin e Komunës se Pejës me sipërfaqe 603km2”, deklaron Komisioni.

Sipas tij, brenda vijës administrative të komunës se Pejës në këto zona kadastrale janë të regjistruara pronat private, shtetërore, publike, fetare.“Komuna e Pejës asnjëherë nuk e ka përfshirë Bjelluhën, Çakorrin dhe Kullën brenda territorit të vijës administrative të Komunës. Njëkohësisht, kufiri administrativ i paraqitur në hartat zyrtare të Kosovës janë kufi administrativ ndërmjet Komunës së Pejës dhe Komunës së Plavës e Rozhajës të Malit të Zi. Vija administrative Kosovë-Mal i Zi, tani kufiri i Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është identik me kufirin e shënuar nga komisioni shtetëror”.

Komisioni deklaron se është përparësi e madhe që qytetarët e Kosovës e veçanërisht ata të brezit kufitar e kanë konfirmuar këtë disa herë para komisionit shtetëror.

“Nga hulumtimet e komisionit në terren dhe harta, është vërtetuar edhe në zyrat e Komunës së Pejës se nuk do të gjeni sot apo kurdoherë më parë nga Kosova që ka bërë matje përtej vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi dhe që e ka regjistruar si territor të Kosovës”.

Me kërkesën e qytetarëve dhe ish Kryetarëve të Komunave, Komisioni shtetëror deklaron se ka sqaruar në terren dhe zyra ish kryetarëve:se qytetarët rezident të shtetit fqinjë, veçanërisht ata të brezit kufitar mund të kanë prona në të dy anët e kufirit të Kosovës me të gjitha të drejtat e barabarta sipas ligjeve të shtetit ku ndodhet ajo pronë. Kjo nënkupton se qytetari nga Kosova është pronar i pronës në anën tjetër të kufirit i ka pronat në territorin e Malit të Zi por i gëzon të gjitha të drejtat sikurse shtetasit rezident të atij shteti.

“Bazuar në këto sqarime të komisionit, qytetarët e Komunës së Pejës dhe Deçanit i kanë dorëzuar listat e mbi 10 fshatrave me kërkesat e tyre. Këto kërkesa ishin të drejtuara më herët në vitin 2005, 2009 dhe 2013 në Rozhajë, Berane e Plavë por edhe në Kuvendin e Kosovës. Siç shihet edhe në kërkesat nga qytetaret është konfirmuar se: qytetarët çdo herë i kanë paguar tatimet dhe obligimet në komunat e Malit të Zi sepse atje i kishin të regjistruara përherë që nga themelimi i atyre pronave”.

Komisioni shprehet se lista në vijim është me emrat dhe adresat e 37 qytetarëve nga Komuna e Deçanit e Pejës qe kanë ri konfirmuar pronën e tyre në zonën kadastraleVelikë, komuna e Plavës-Mal i Zi, të cilat gjinden në vendin e quajtur Bjelluhë.

“Për pronat e këtyre pronareve në territorin e Malit të Zi i kanë edhe fletët poseduese nga Komuna e Plavës në gjithë periudhën 1974-2015, por edhe më herët se kjo periudhë. Këta pronarë e pohojnë dhe ofrojnë dokumentacionin me fletë poseduese, për pagesën e tatimit atje dhe janë prona në Mal të Zi edhe para periudhës 1974-2015. Ky dokumentacion është i arkivuar edhe në sekretarinë e Komisionit shtetëror”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button