Irani mund t’i ofrojë Rusisë baza të tjera ajrore

Ministri iranian i Mbrojtjes, Hossein Deqhan deklaroi të shtunën se Teherani mund t’i lejojë avionët luftarakë rusë që të përdorin më shumë baza ajrore në vend, në luftën kundër terrorizmit në rajon, transmeton Top Channel.

“Aktualisht përdorimi i më shumë bazave iraniane nuk është në agjendën tonë, por nëse kushtet operacionale do ta kërkojnë këtë, atëherë do të merren vendimet e duhura”, deklaroi Deqhan.

Sipas së përditshmes “Tehran Times”, në këtë rast ministri i është referuar përdorimit të bazës ajrore Hamadan, në Perëndim të Iranit, nga Rusia.

Sa u takon shërbimeve që u ofrohen skuadriljeve ruse në bazën në fjalë, ministri sqaroi se, “Irani mund të ofrojë riparime dhe madje të ngarkojë avionët luftarakë me armatime”.

Deqhan e përshëndeti bashkëpunimin e vendit të tij me Rusinë duke e cilësuar “strategjik” dhe duke thënë se, ai synon vendosjen e stabilitetit, paqes dhe sigurisë në rajon.

Operacionet ruse nga Irani nisën ditën e martë, sikurse u konfirmua nga Ministria ruse e Mbrojtjes dhe autoritetet iraniane. Në reagimin e tij, Departamenti amerikan i Shtetit tha se përdorimi i bazave iraniane nga Rusia ishte diçka e gabuar, por jo e papritur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button