Sulmohet autobusi i “Ballistëve nga huliganët serbë
Është sulmuar autobusi i ”Ballistëve” në territorin serb deri sa ktheheshin nga qyteti i Gentit ku Shkëndija luajti me ekipin belg Gent, në kuadër të xhiros së katërt të kualifikimeve për Europa League.
Lajmin për sulmin e sjell Tetova1.mk nga burime brenda tifo grupit kuq e zi. Autobusi i Shkëndijës është gjuajtur me gjësende të forta si gurë, hekur dhe mermer.