OKB: Sulmet e intensifikuara përkeqësuan gjendjen humanitare në Jemen

Koordinatori i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Jemenin, Jamie McGoldrick tha se për shkak të sulmeve të intensifikuara në javët e fundit, situata humanitare në vend është përkeqësuar dhe se objektiv i sulmeve janë edhe spitalet e shkollat, raporton Anadolu Agency (AA).

“Situata humanitare është përkeqësuar. Njerëz të pafajshëm, gra dhe fëmijë kanë pësuar dëme”, thuhet në një deklaratë me shkrim të McGoldrick.

Në deklaratë thuhet se edhe ekipet mjekësore kanë qenë cak i sulmeve.

“Sipas traktateve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ndalohet sulmi mbi objektet mjekësore. Këto sulme kërcënojnë jetën e miliona njerëzve të cilët janë duke pritur për ndihmë”, tha McGoldrick, duke shtuar se pavarësisht kushteve të vështira në Jemen vazhdon të dërgojë ndihmë për popullatën e rrezikuar.

Zyrtari i OKB-së theksoi se nevojat e njerëzve në Jemen janë më të mëdha se kapacitetet e institucioneve që veprojnë në vend dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të mbështesë dhe ndihmojë Jemenin.

Më parë, Organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se pas sulmeve ajrore në spitalin Abes në vendin Hajjah është marrë vendim për tërheqjen e ekipit nga spitali në atë vend dhe në Sadi.

Në sulmin ajror më 15 gusht ndaj spitalit Abes humbën jetën 19 ndërsa u plagosën 24 persona. Në mesin e viktimave gjendet edhe mjeku spanjoll nga MSF-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button