Sot mbahet maratona e Ohrit në not

Sot në mesditë fillon maratona e notit në Liqenin e Ohrit. Nga 9 notues meshkuj dhe po aq femra, do të përbëhen ekipet e shtatë shteteve pjesëmarrëse, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Korsia e gjatë 30 kilometër, fillon në Shën Naum dhe mbaron në portin e liqenit të Ohrit. Notuesit e parë do të arrijnë cakun diku pes orë pas fillimit të garës.

Maratona e Ohrit konsiderohet si aktiviteti më i madh ndërkombëtar sportiv në Maqedoni dhe mbahet nën patronazhin e kryetarit të shtetit. Kjo maratonë është pjesë e serisë ”Grand Prix” të Federatës ndërkombëtare të notit (FINA).

Përveç parave prej 10.000$, fituesit do të sigurojnë edhe pikë ndërkombëtare. Vendi i parë do të fitojë 15 pikë, i dyti 11 pikë, i treti 9 pikë, i katërti 7, kurse i teti do të fitojë 3 pikë. Secili që do të arrijë në cak, më së paku gjysëm ore nga fituesi, do të fitojë 2 pikë.

Ndryshe, Maratona e Ohrit mbahet që nga viti 1992. Rekorderi i kësaj maratone është francezi, Reymond Axel me kohë prej 5 orë e 9 minuta e 54 sekonda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button