RDK për themelimin e Universitetit “Nënë Tereza”: Mjaft marketingjeve politike

Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrim se deri më tani shqiptarët kanë dhënë dëshmi të mjaftueshme të sakrificës dhe kontributit të jashtëzakonshëm në momentet kritike të zhvillimit të kombit shqiptarë në përgjithësi.

“Një dëshmi e kësaj natyre ishte Universiteti i Tetovës, ku u tregua një mobilizim dhe sakrificë e jashtëzakonshme kombëtare që solli edhe në viktima në njerëz. Edhe pse për këtë institucion është dashur të gjithë të kujdesemi si sytë e ballit, por fatkeqësisht të gjithë kemi dështuar në këtë drejtim. Si duket, dështimet vazhdojnë të na ndjekin edhe më tutje, edhe me krijimin e institucioneve të reja duke vazhduar të bëjmë eksperimente për interesa të ulëta afatshkurtra partiake, si me rastin e themelimit të Universitetit Shtetëror Nënë Tereza”, thonë nga RDK.

Ata gjithashtu thonë se përderisa është vendosur të themelohet një institucion i ri arsimorë, atëherë duhet pasur shumë kujdes që të mos bëhen gabimet e njëjta që “na kanë shoqëruar për një periudhë të gjatë kohore të zhvillimit të kombit shqiptarë”.

”Për fat të keq, themelimi i Universitetit Shtetëror Nënë Tereza shoqërohet me lojëra dhe eksperimente të interesave të ulëta partiake, që detyrimisht do të rezultojë në situatë identike me universitet ekzistuese shqipfolëse. Kualiteti i një institucioni të ri shkencorë nuk arrihet duke shpejtuar në hapjen e konkurseve për stafin akademik, ndërsa studentët, godina universitare dhe mjetet financiare janë ende inekzistente. Të gjithë ne jemi dëshmitarë se nxitimi i themelimit të Universitetit Shtetëror të Prizrenit në Kosovë jo vetëm që nuk solli një institucion me kualitet të lartë, por në të njëjtën kohë nuk ndihmoi asgjë në reformimin dhe forcimin e Universitetit të Prishtinës. Nxitimi i themelimit të Universitetit Shtetëror Nënë Tereza jo vetëm që nuk do të krijojë një institucion me kualitet të lartë shkencorë, por në të njëjtën kohë nuk do të ndihmojë aspak reformimin dhe forcimin e Universitetit të Tetovës. Shqiptarët nuk e kanë komoditetin e eksperimenteve me institucione të larta arsimore, prandaj nëse qëllimi është i sinqertë atëherë këtyre lojërave afatshkurtra duhet dhënë fund”, shtojnë nga RDK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button