Gabimet më të shpeshta që bëni me grimin

Grimi ka njërin nga rolet kyçe në pamjen e një femre. Andaj grimi jo adekuat mund të ju bëjë të dukeni më keq se sa fare pa grim.

Ne ju sjellim disa këshilla për gabimet që nuk duhet të bëni për t’u dukur mirë.

Mos e rëndoni grimin

Ajo që duhet të harroni është grimi i tepruar. Shmangni përdorimin e shumtë të pudrës, kremrave dhe sherkut të fytyrës. Përdorni një make-up më të lehtë dhe më natyral. Një lëkurë shumë e rënduar me grim është një gabim që nuk duhet të bëni nëse doni të jeni në modë.

Mos e errësoni grimin e syve

Një tjetër gjë që duhet të evitoni është make-up-i i erirët që përdorni për sytë. Nuk është më në modë përdorimi i grimit të errët apo shumë të rënduar sepse tregon modën e viteve ’80, ’90 kur femrat përdornin xixa për grimin e syve. Më mirë është të keni një pamje të thjeshtë dhe natyrale.

Mos synoni qerpikë perfektë

Duhet të lini mënjanë edhe përpjekjen për të pasur qerpikë perfektë. Nuk është e domosdoshme që t’i krihni qerpikët, t’u jepni formë të kthyer apo të përdorni maskarë për të pasur një pamje mahnitëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button