Dosja e Shefave XIV: Lufta brenda PDK-së për pozitat e larta në institucionet e shtetit

Sali Lushtaku e Adem Grabovci kishin fuqi të madhe brenda PDK-së. Megjithatë, në dy raste ata kishin dështuar ta emëronin Ramadan Gashin. Synonin një pozitë në Agjencinë e Akreditimit dhe atë të drejtorit të Infrakosit. Në dy rastet, pengesë kishte dalë Ramë Buja e Ferat Shala, shkruan gazeta online Insajderi.

Përgjimet telefonike dëshmojnë se drejtuesit e PDK-së, zgjidhnin njerëzit e tyre në institucione të larta që gjenerojnë miliona euro. Përveç kësaj, ata planifikonin largim të njerëzve nga puna për t’ua lënë pozitat njerëzve të tyre. Insajderi sjell dy biseda të Adem Grabovcit dhe Sami Lushtakut në serinë e XIV të Dosjes së Shefave.

Sami Lushtaku, kishte mision që t’i bënte një vend të mirë në institucione shtetërore paraardhësit të tij, Ramadan Gashi.

Lushtaku, në koordinim me Adem Grabovcin, kishin zgjedhur një pozitë të lartë në Agjencinë për Akreditim të Arsimit të Lartë. U duhej edhe aprovimi i ish-ministrit të Arsimit, Ramë Buja.

Planifikonin edhe kapjen e postit të drejtorit të Infrakosit.

Por, në asnjërën prej këtyre pozitave nuk ishte zgjedhur, Dani, siç i referohen ata Ramadan Gashit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button