Video/ Foto e djaloshit sirian përlot gazetaren e CNN

Fotoja e 5-vjeçarit sirian Omran Daqneesh, ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën.

Edhe gazetarja e CNN Kate Bolduan, gjatë një transmetimi drejtpërdrejt, teksa ka raportuar mbi këtë ngjarje tragjike, nuk i ka mbajtur dot lotët.

Omran në fytyrën e tij ka të skalitur tmerret dhe vuajtjet e popullit sirian, për shkak të bombardimeve të shumta që ndodhin atje.

Fotoja e vogëlushit ka bërë xhiron e botës. Ai qëndron i ulur në pjesën e pasme të një ambulance, i mbuluar me gjak dhe me pluhur.

Bolduan raportoi se ai dhe familja e tij u nxorën nga rrënojat, që dikur ishte shtëpia e tyre, pasi një sulm ajror e kishte shkatërruar atë.

Omran nuk ka lotë në sytë e tij, por transmeton dhimbje dhe një “shok” total./tvklan.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button