Sot është 179 vjetori i fotografisë së parë

​Data 19 gusht është kthyer në Ditën botërore të fotografisë. Zgjedhja e kësaj date, nuk është rastësore, ajo është zgjedhur, pasi përkon me lindjen e Dagherrotipit, procesi i parë i zhvillimit të një fotografie, zbuluar nga francezët Joseph NicEphore Nipce e Louis Daguerre në vitin 1837.

 

Fotografia është e pranishme kudo dhe në çdo moment, por ndodh shpesh që nuk arrijmë të kuptojmë fuqinë dhe rëndësinë e imazheve që fotografojmë çdo ditë.

Fotografia është një zbulim, i cili na ka bërë të ndryshojmë totalisht këndvështrimin e të parit të gjithçkaje që na rrethon. Nëpërmjet saj, mund të vizitojmë vende të largëta, pa lëvizur nga shtëpia, të ndajmë dhe të rijetojmë emocione dhe momente të rëndësishme edhe në distancë.

Shumë kohë më parë, e gjithë kjo nuk ishte e mundur, shpjegon fotogfrafi australian Korse Ara. Në vitin 2010-të, Ara ka ndërmarrë një iniciativë dhe ka krijuar një faqe interneti, dedikuar të gjithë atyre që dëshirojnë të postojnë kontributin e tyre në këtë arkiv të përbërë nga imazhet dhe kujtimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button