Këto ushqime ndikojnë negativisht në trurin tuaj

Shpesh dëgjoni për ushqime të cilat janë të mira për trurin, siç janë frutat e malit dhe peshku salmon.

Por ekziston edhe ana tjetër e ushqimit, i cili është i dëmshëm për trurin dhe sipas ekspertëve, mund të sjellë edhe sëmundjen e Alzhaimerit.

“Zeri.info”, ju sjell disa nga ushqimet të cilat duhet t’i shmangni nëse dëshironi një tru të shëndetshëm.

Ëmbëltuesit artificialë

Studiuesit izraelitë kanë dëshmuar se konsumimi i ëmbëltuesve jo kalorik ndryshon bakteret në atë mënyrë që hap rrugën për diabetin e tipit 2, ndërsa diabetikët kanë katër herë më shumë gjasa që të preken nga sëmundja e Alzhaimerit.

Në të vërtetë, diabeti ju bën më pak të ndjeshëm ndaj insulinës, çka sjell rritjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe si pasojë rritjen e rrezikut nga degjenerimi i trurit.

Peshku me nivel të lartë të zhivës

Zhiva në masë të madhe gjendet në peshqit e mëdhenj të cilët jetojnë më gjatë, prandaj e akumulojnë më shumë, transmeton “Zeri.info”.

Zhiva posaçërisht ndikon në trurin e vogël, pjesa e trurit e cila mbikëqyr baraspeshën, koordinimin dhe të parit.

Peshku me zhivë mund të konsumohet, por jo më shumë se njëherë në javë, apo në sasi të vogla si sushi.

Biskotat e gatshme dhe brumi për picë

Prodhimet e këtilla shpesh përdorin trans-yndyrat për teksturë.

Trans-yndyrat në masë të madhe janë të ndaluara, por mund të gjenden në disa prodhime. Dhe këto yndyra mund të sjellin deri te zvogëlimi i trurit, inflamacionet, por edhe dëmtimin e kujtesës.

Pijet me sheqer

Lëngjet e tilla janë problematike, sepse bëjnë që sistemi nervor për rregullimin e peshës, të mos kompensojë me saktësi kaloritë e tyre.

Ushqimi i përpunuar

Më së miri është të shmanget ky lloj ushqimi, përfshirë ushqimin e shpejtë dhe lëngjet e gazuara, sepse përmbajnë trans-yndyra dhe shumë sheqer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button