Fotoja që ka shokuar botën, 5-vjeçari sirian i plagosur (VIDEO)

Tmerri dhe tragjedia që ka sjellë lufta në Siri është treguar më së miri në një fotografi të publikuar, e cila ka prekur zemrat e miliona personave në mbarë botën.

Umran Daknesh është kthyer në orët e fundit në ilustrimin më të gjallë të tmerrit të përjetuar në konfliktin sirian. Fotografia dhe pamjet filmike të pesëvjeçarit të mbytur në gjak e pluhur tregojnë për dramën e përjetuar prej pesë vitesh nga civilët në një luftë të kthyer në një përplasje globale interesash.

I vogli sirian është nxjerrë nga rrënojat pas një bombardimi ajror nga avionët sirianë apo rusë në lagjen Katerxhi, në lindje të Halepit, një zonë nën kontrollin e kryengritësve.

Umrani shihet teksa dërgohet në një autoambulancë, ku qëndron i hutuar. Ai më vonë është çuar në spital, për t’u mjekuar e për t’u nxjerrë më pas që andej, transmeton Tesheshi.

Një postim në Twitter e përshkruan më së miri atë çka ka ngjarë me të voglin e atë çfarë ngjet çdo ditë në Halep e në tërë Sirinë me fëmijët. Sima Diab pyet: “Çfarë po bënte sot djali juaj pesëvjeçar? I imi po luante futboll. Jo Umrani! Ai shpëtoi nga një sulm ajror në Siri!”

Qendra e luftimeve në Siri në javët e fundit është përqendruar në Halep, ku po zhvillohet një prej betejave më të ashpra të konfliktit pesëvjeçar, aq sa është dhe mosha e këtij fëmije. Civilë të panumërt vriten çdo ditë, duke paguar çmimin e një lufte që nuk dihet se kur do të marrë fund.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button