Kryqi i Kuq: Janë mbledhur rreth 27,6 milion denarë për rajonet e përmbytura

Kryqi i Kuq i RM-së informon se deri më sot për popullatën e pësuar nga përmbytjet janë mbledhur 27.573.229 denarë në llogari të Fondit për solidaritet. Gjithsej 4.684.782 denarë janë donacione të huaja, ndërsa 22.888.447 denarë nga qytetarët, institucionet dhe kompanitë dhe nga shteti. Deri tani janë mbledhur edhe 13.026.500 denarë me thirrje në numrat e telefonit 175/070/077 143-400.
Janë distribuuar 27.630 pako me ushqim, 21.000 ushqime ditore, 9.700 ushqime të ngrohta, 11.619 litra qumësht, 15.422 litra kos, 3.918 paketa higjienike, 583 pako për foshnje, 237 ton ujë, 746 pako pelena, 556 dyshekë, 4.392 batanije, 600 kg veshje, 734 palë çizme, 332 litra dezintal, 98 karroca për ndërtim, 128 lopata…
Janë bërë 123 asistime në ndihmën e parë nga ana e ekipeve të Kryqit të Kuq.
“Në katër qendra të strehimoreve, Ranka Millanoviq, Seniç, Partenie Zografski dhe në Internatin FON, ashtu siç citohet, janë distribuuar ndihmë plotësuese humanitare, terapi me ilaçe për të sëmurët kronik dhe për më të prekurit.
“Në bazë të informacioneve të marra nga terreni Kryqi i Kuq apelon që të dhurohen artikujt vijues: ushqim të konservuar, ushqim për fëmijë dhe pelena, mjete të higjienës, dezinfektues, lopatëza, çizme të gomës, kova, doreza gome, peshqir, pelena për të rritur, qese plastike për plehra. Ndihma mund të dorëzohet në depotë e Kryqit të Kuq në Momin Potok dhe në SHF “Naum Naumovski Borçe” – Shkup nga ora 8 deri në orën 18. Telefoni për kontakt në depotë është 02 3096227″, informojnë nga Kryqi i Kuq.
Subjektet e interesuara juridike dhe qytetarët në mënyrë shtesë mund të kyçen edhe me sigurimin e ndihmës në para në gjiro llogarinë e Fondit për solidaritet 300000001327966 DB 4030984271620 – Banka Komercialna.
Donacionet në mjete me valutë të huaj mund të dërgohen në:
Name of the organization: MACEDONIAN RED CROSS
Bank name: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE
Bank address: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA
Bank account: 300000000000133 25730522-11
Swift code: KOBSMK2X
Iban Code: MK07300701000001228.
Aksioni për mbledhjen e mjeteve është planifikuar të zgjatë 15 ditë nga dita e hapjes së llogarive më 7 gusht.
“Vazhdimi i saj varet nga interesimi i qytetarëve dhe subjekteve juridike për donacione. Pas përfundimit të aksionit mjetet do të transferohen në llogaritë e qytetarëve të prekur nga përmbytjet në pajtim me vlerësimin e komisioneve të autorizuara të cilat veprojnë në terren.
Për informata shtesë qytetarët mund të telefonojnë edhe në telefonin e Kryqit të Kuq 02/3139578.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button