Borxhi publik në Spanjë shënon rritje rekord

Borxhi i përgjithshëm publik në Spanjë gjatë muajit qershor arriti në 1.107 trilionë euro, që është rekord historik në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Banka Qendrore e Spanjës njoftoi se në qershor të këtij viti, borxhi publik në këtë vend është rritur për 18.549 miliardë euro dhe arriti shumën e përgjithshme prej 1.107.000.000.000 euro.

Në këtë mënyrë borxhi publik në Spanjë u rrit në nivel rekord prej 100.9 për qind krahasuar me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB). Më herët rekordi i borxhit publik në Spanjë është regjistruar në vitin 1909, kur krahasuar me PBB-në arriti nivelin prej 100.2 për qind.

Nga dhjetori i vitit të kaluar deri në qershor në Spanjë janë mbajtur dy herë zgjedhje parlamentare, ndërsa për shkak të krizës politike ende nuk është formuar Qeveriae re, prandaj në pushtet edhe më tej është kabineti i Partisë Popullore (PP).

Situata e tillë politike negativisht reflekton edhe mbi situatën ekonomike në vend. Qeveria aktuale parasheh se me implementimin e programit për stabilizim ekonomik deri në fund të vitit do të ulë borxhin publik në 99.1 për qind në krahasim me PBB-në, por Komisioni Evropian në programin e tij parashikon që borxhi publik në Spanjë deri në fund të vitit mund të ulet për gjithsej 0.6 për qind në raport me PBB-në.

Borxhi publik në vitin 2008 në Spanjë arrinte 39.4 për qind në raport me PBB-në, ndërsa një vit më vonë u rrit në 52.7 për qind dhe që atëherë shënon rritje të vazhdueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button