Strategjia e Trump-it për mposhtjen e ISIS-it

Në Ohajo, kandidati republikan për president, prezantoi propozimet për të luftuar ISIS-in dhe për të parandaluar sulmet terroriste në SHBA, duke përfshirë ndalimin e individëve nga vendet sponzoruese të terrorizmit, ku qeveria e SHBA-ve nuk mund në mënyrë adekuate të shqyrtojë aplikantët e vizave dhe rritjen e bashkëpunimit me aleatët në Lindjen e Mesme.

Ai u shpreh se çdo aplikant do të testohet fillimisht në rast se beson te vlerat perëndimore, sikurse janë tolerancë fetare si dhe të drejtat e komunitetit LGBT.

Trump tha gjithashtu se në rast se do të zgjidhet president ai mund të bllokojë totalisht emigracionin për qytetarët që vijnë nga disa vende që kanë histori lufte dhe terrorizmi, por nuk pranoi që të fliste për shtete konkrete.

Trump me vendosmëri e bëri të qartë në fjalimin e tij se SHBA-të do të braktisin çdo ambicie për shtetndërtim apo përhapjen e demokracisë në Lindjen e Mesme, duke zgjeruar kritikat e tij në vijim të fushatës ndaj luftës në Irak, dhe ka deklaruar gjithashtu se do të ngrejë një strategji më agresive për shkatërrimin përfundimtar të “Shtetit Islamik”, përcjell “zeri.info”, shkrimin e “CNN”.

Republikanët kërkojnë sqarim

“Ne nuk mundemi gjithmonë të zgjedhin miqtë tanë, por ne e dimë se ne duhet të luftojmë armiqtë tanë. Ne do të punojmë me të gjithë në Lindjen e Mesme që pajtohen me ne se ISIS-i duhet të shuhet”, tha këshilltari i lartë i fushatës së Trump-it.

Thirrjet e pritshme të Trump-it për të punuar me aleatët myslimanë vijnë përkundër një sfondi të kritikave të ashpra dhe dënimin e qëndrimit të kandidatit republikan nga myslimanët në SHBA dhe jashtë vendit që nga dhjetori, kur ai propozoi “një ndalesë të plotë për myslimanët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara”.

Përveç ndalimit të emigracionit, Trump është kritikuar gjithashtu pasi kishte sugjeruar; se presidenti Barack Obama është i lidhur me terrorizmin islamik radikal”.

Zyrtari i fushatës argumentoi se një deklaratë e qartë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend për të “rishndërruar Lindjen e Mesme nga një demokraci në tjetrën, nën tytën e armëve”, mund të nxisë më tej bashkëpunimin dhe ndihmën nga aleatët e Lindjes së Mesme në luftën kundër ISIS-it.

Fjalimi i Trump-it vjen pasi fushata e tij ka pësuar rënie të shifrave në sondazhin e kryer në shtetet kyçe në javët e fundit, meqenëse kandidati republikan u hodh befas nga një polemikë në tjetrën. Republikanët më eminentë kanë bërë thirrje që Trump të sqarojë fushatën e tij drithëruese.

Propozimi kontrovers i Trump-it për të ndaluar myslimanët të hyjnë në SHBA është përsëritur disa herë, por pa ofruar ndonjë qartësi të mëtejshme.

Zyrtari i lartë i fushatës që përgatiti fjalimin e Trump-it nuk e komentoi përshkrimin fillestar të Trump-it në lidhje me ndalimin e hyrjes së myslimanëve në SHBA, por e përshkroi propozimin e tanishëm për refuzimin e vizave për individët nga cilido vend “ku SHBA-të nuk mund të kryejnë ekzaminime të duhura”, dhe ku ka aktivitete të rënda terroriste, transmeton “Zeri.info”.

Më parë, megjithatë, Trump ka lëvizur përtej thirrjes së tij për të mbajtur larg nga SHBA-të të gjithë myslimanët e huaj dhe propozoi të ndalohen të gjithë individët nga vendet e “komprometuara nga terrorizmi”, edhe pse ai nuk ka specifikuar se cilat vende përputhen me këtë kriter.

Ndërsa Trump-i nuk e bëri publike se qytetarët e cilave vende do të ndalohen të hyjnë në SHBA, zyrtari i lartë i fushatës së tij ofroi Sirinë dhe Libinë si shembuj të dy vendeve të cilat do të preken nga ndalesa.

Zyrtari i fushatës së Trump-it bëri thirrje që Departamenti i Shtetit të publikojë një listë të personave që kishin marrë viza në SHBA që nga viti 2001 dhe që “janë të ngarkuar, implikuar apo të akuzuar për terrorizëm” për të përcaktuar se qytetarët e cilave vende duhet të ndalohen të hyjnë në SHBA.

Emigrantët, të gjithë në “skaner”

Donald Trump ka propozuar një test ideologjik për personat që dëshirojnë të hyjnë në Amerikë. Sipas tij, kjo do të ishte një masë parandaluese ndaj rrezikut të ekstremizmit islamik.

Një test ideologjik për ata që dëshirojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që të mbahen jashtë vendit personat që posedojnë ide radikale.

Kandidati republikan, i gjendur ngushtë nga kritikat për deklaratat e tij, kishte premtuar se do t’i zgjidhte publikisht masat që do të ndërmerren për të luftuar ISIS-in. Sipas ekspertëve, kjo lëvizje e Trump-it bëhet për t’i ndryshuar mendjen atyre që e konsiderojnë si të papërshtatshëm për të kryer detyrën e presidentit të SHBA-ve.

Pasi përshkroi një botë nën sulm dhe një vend të kërcënuar nga terrorizmi, Trump ka folur edhe për luftën që do bëhet në frontin ideologjik. Ai e krahasoi këtë betejë ideologjike me atë të zhvilluar gjatë “Luftës së Ftohtë”.

“Një luftë e tillë kërkon që të rimendohen politikat amerikane në vend dhe jashtë”, u shpreh i bindur Trump. CNN risjell në vëmendje që kandidati republikan nuk e ka përmendur më propozimin për të mos lejuar hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara. Televizioni amerikan thekson se tashmë Trump kërkon vetëm ndalimin e emigrimit me vende të rrezikshme në botë që kanë një histori me eksportimin e terrorizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button