Holanda dhuron ndihmë mjekësore prej 500.000 еuro

Donacioni holandez me ndihmë mjekësore, në vlerë prej më shumë se 500.000 euro këtë javë do të arrijë në Shkup, njoftoi ambasada e Holandës në Shkup në faqen e Facebook-ut.

“Dëmet në disa rajone janë aq të mëdha dhe për këtë dërgojmë ndihmë mjekësore. Është shumë e rëndësishme produktet që arrijnë sa më shpejtë në vendet e vërshuara që të mund të pengohet gjendja dhe të mos ketë përkeqësim” thuhet në deklaratën e ministres së zhvillimit, Lilian Plumen.

Në njoftim thuhet se në 20 pakot me ndihmë mjekësore ka preparate për intubacion, materiale për përforcim, maska oksigjeni, aparate për matjen e shtypjes, bocela gastrike, batanije, instrumente mjekësore, fasha dhe ngjitëse. Ndihma pritet të arrijë në Maqedoni të premten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button